2006-06-01 19:39:11

Në fillim të programit të 1 qershorit ja argumentet kryesore: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


(1/6/2006 R.V.) RealAudioMP3 “Sot është gjithnjë e më e nevojshme të shpallet me qartësi e vërteta e Krishtit pa u lëshuar pé kushtëzimeve të botës.” Kështu u tha Papa anëtarëve të sekretarisë së përgjithshme të Sinodit të Ipeshkvijve, të cilët po mbledhin propozimet që kanë dalur gjatë Sinodit të Eukarestisë.


Papa u takua sot me “Patrons of the Arts”, mbështetës të Muzeumeve të Vatikanit, të cilëve u tha se: “Bukuria e artit, pesha e historisë, por mbi të gjitha dëshmia e fesë të palëkundur të Kishës: kjo është pasuria e muzeumeve të Vatikanit.”


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nënvizoi se hapja e varreve në Kosinë të Përmetit përbën vepër penale, pasi veprimet janë kryer pa lejen e autoriteteve vendore.


Kosovë. Ndërhyrja e policisë së UNMIK-ut në Krushë të Vogël afër Prizrenit përbën një provokim të rëndë ndaj familjeve të viktimave të luftës. Gjithashtu sot në Kosovë u festua 1 qershori dita e fëmijëve.


Numri i viktimave të tërmetit që tronditi Indonezinë arriti në 6200 dhe është akoma në ngritje.


Sot Kisha Katolike përkujtoi Shën Justinin.







All the contents on this site are copyrighted ©.