2006-05-31 18:49:42

Në fillim të programit të 31 majit ja argumentet kryesore


Benedikti XVI në audiencën e përgjithshme sot në Vatikan, të cilën ia kushtoi udhëtimit apostolik në Poloni, pohoi se: „njerëzimi nuk duhet ti harrojë tmerret e Aushvicit e të fabrikave tjera të vdekjës naziste“;


Lëvizjet kishtare „të jenë bartëse të dritës së Krishtit në mjediset sociale e kulturore, për t’i kundërshtuar ideologjitë mashtruese dhe etjen e shfrenuar për pushtet“. Kështu shkruan Papa mes tjerash në mesazhin e tij dërguar afër 300 delegatëve të Lëvizjeve kishtare e të Bashkësive të reja, mbledhur sot në Rocca di Papa afër Romës, në Kongresin e tyre të dytë botëror.


Sonte mbyllet muaji kushtuar Zojës së Bekuar. Në këto momente që po transmetojmë, në kopshtet e Vatikanit pranë shpellës së Zojës së Lurdit, Ati i Shenjtë Benedikti XVI po i prijnë Liturgjisë së Fjalës së Zotit e rruzarës shenjte bashkë me qindëra besimtarë.
 
Emingrantët e rregullt të pranishëm në Itali në fillim të vitit 2006 janë mbi 3 milion. Vlerësimi i Karitasit-Migrantes është dhënë sot pranë Sallës Markoni të Radio Vatikanit në paraqitjen e raportit të përvitshëm mbi emigracionin për vitin 2005. Përfaqësuesit e Karitasit kanë kritikuar sistemin aktual të emigracionit në Itali duke e cilësuar si të papërshtatshëm ndaj kërkesave që ka tregu i punës.


Sot, në Ditën Botërore kundër duhanit: në bankën e të akuzuarve firmat e mëdha shumëkombëshe të duhanit. „Vdekjeprurës nën çdo formë apo kamuflim“: kjo është parrulla e kësaj Dite për t’i thënë ‚jo’ pirjes së duhanit, që shkakton „humbjen e aftësisë për punë, sëmundje e vdekje“.


Debati i kohëve të fundit rreth pohimit të identitetit të shqiptarëve dhe orvatjeve për errësimin e tij, duhet të zgjojë ndërgjegjën e një kombi që synon të ketë një të ardhme të ndritun. Në mikrofonin e Radio Vatikanit, flet profesori i filozofisë, Ardian Ndreca.


Së paku 5.900 persona kanë vdekur nga termeti që të shtunën e kaluar ka goditur ishullin indonezian të Javës. Këto të dhëna ka shpall ministrija e Cështjeve sociale të Gjakartës. Ndërkohë OKB-ja e shoqatat e ndryshme ndërkombëtare humanitare, si dhe Karitasi vijojnë me dërgimin e ndihmave humanitare më urgjente, si çadra e veshëmbathje.


Posa Irani do ta ketë pezulluar pasurimin e uraniumit, SHBA-së janë të gatshme të ulen në tavolinen e genociatave me europjanët”, së bashku me përfaqësuesit e regjimit të Teheranit: kèshtu ka thënë sekretarja e Shtetit Rice, gjatë një konference shtypi në Washtington.


Një përshëndetje të përzemërt të gjithë dëgjuesve të Radio Vatikanit, kudo që gjenden, nga redaksia shqipe. Në mikrofon Katarina Nushi, Arben Marku e David Gjugja







All the contents on this site are copyrighted ©.