2006-05-30 20:39:35

Të dielën me 4 qershor do të kremtohet mesha e Rrëshajëve në Sheshin e Shën Pjetrit. Do të jetë vetë Ati i Shenjtë Benedikti XVI ai që do të udhëheqë meshën në Sheshin e Shën Pjetrit.


(30.05.06.R.V.)Njoftimi u dha nga Zyra e Kremtimeve Liturgjike të Vatikanit.Ndërsa të hënën me 5 qershor Papa Racinger do të jetë në bazilikën e Shën Gjonit në Lateran për hapjen e punimeve të Kuvendit kishtar dioqezan që do të mbahet nga 5 deri me 8 qershor me temë: “Gëzimi i fesë dhe edukimi i brezave të rinj.” Janë të ftuar të gjithë famullitarët, meshtarët, rregulltarët dhe mbi të gjitha, besimtarët laikë dhe të rinjtë e famullive, shoqatave dhe lëvizjeve kishtare të Kishës së Romës”.
“Me fjalimin e Papës – thuhet në një notë të Vatikanit – do të nisë edhe triditëshi i një reflektimi të thellë, në pritje të përpunimit të programit baritor për vitin e ardhshëm.”
Në qendër të vëmendjes, vijon komunikata, do të jenë brezat e rinj, të cilëve Kisha e Romës do t’u kushtojë kujdes të veçantë edhe në lidhje me temën e familjes, diskutuar në vitet e kaluara. “Synimi, thuhet në notë, është që t’i jepet hov edukimit të bashkësive të krishtera, në mënyrë që grishja për t’u kthyer në fé përmes kumtimit misionar të Ungjillit dhe gëzimit që përjetojnë besimtarët, t’u mbërrijë të gjithëve, edhe të rinjve që nuk bëjnë pjesë në grupet kishtare të famullisë.”







All the contents on this site are copyrighted ©.