2006-05-30 20:37:43

Lajme shoqërore-politike: 30 maj


Vazhdon gjakëderdhja në Bagdad: dy operatorë një kameraman dhe një teknik zëri, që të dy anglezë, humbën jetën dje gjatë sulmit të rebelëve kundër një reparti ushtarak amerikane. Gazetarja amerikane e CBS-it që u plagos dje në Bagdad nga shpërthimi i një bombe u dërgua në bazën ushtarake amerikane në Gjermani.


Në Afganistan katër afganë të punësuar pranë organizatës ndërkombëtare “Akshën Eid”, u vranë nga disa njerëz të armatosur në veri të vendit. Hetuesit pohuan se autorët janë talebanët. Ndërsa Kabuli, pas revoltës së djeshme antiamerikane po patrullohet ditë-natë nga tanksat dhe autoblindat.


Ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve – SHBA-së, Rusisë, Francës, Britanisë së Madhe, Kinës dhe Gjermanisë – të gjitha të impenjuara në zgjidhjen e krizës bërthamore iraniane, do të mblidhen të enjten në Vjenë. Kështu lajmëroi zëdhënësi i ministrit të jashtëm të Kinës. Në anën tjetër, zëdhënësi i qeverisë së Teheranit ka deklaruar se “Irani nuk do të heqë kurrë dorë nga pasurimi i uraniumit në territorin e vet e çdo lajm lidhur me transferimin eventual të kètij aktiviteti në Rusi, është i gabuar”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.