Nga aktiviteti i Kishës në trevat Shqiptare: lutje e nisma të ndryshme përshpirtërie
në nderim të Nënës Qiellore, Vigjëres Mari gjatë majit në Durrës.
(29.05.'06.R.V.)Dëgjues të nderuar gjendemi në përfundim të muajit maj, muajit
të cilin Kisha ia kushton nderimit të Nënës Qiellore, Virgjërës Mari. Si dihet, në
jetën e krishtenimit, Zoja e Bekuar, Vigjëra Mari ka qenë dhe përherë është e pranishme
që nga fillimet. Prej dasmës së Kanës së Galilesë e mëtutje, gjatë tërë jetës
së Jezusit e më vonë gjatë jetës së Kishës, Nëna e Shëlbuesit tonë, Zoja Mari, merrë
pjesë në mënyrë aktive, prandaj besimtarët e krishterë gjithmonë kanë pasur një nderim
të posaçëm ndaj Saj, madje Asaj i janë drejtuar kurdoherë e përçfarëdo nevoje duke
kërkuar ndihmën e Jezu Krishtit Zot përmes ndërmjetësimit të saj amnorë. Vigjëra
Mari për besimtarët e krishterë është shkolla më e lartë e fesë nè Zotin dhe e shërbimit
ndaj të afërmit. Shkolla e lutjes, e përvujtërisë dhe e dashurisë së pakushtëzuar.
Kështu, me lutjen e uratës së Rruzares shenjte, besimtarët në një farë mënyre përshkojnë
përmbledhjen e Ungjillit të Krishtit, meditojnë misteret e fesë së krishterë dhe marrin
forcën shpirtërore për të jetuar në përkim me mësimet e Mësuesit Hyjnor. I shprehem
këto mendime, dëgjues të nderuar, për të nënvizuar përshpirtërinë e posaçme që
edhe populli shqiptar ka pasur dhe ka për Nënën Qiellore, Zojën e Bekuar. E për
për nder të saj kremtohet lutje, festa e organizohen nisma të ndryshme apostolike,
sikur na njofton nga Durrësi, bashkëpunëtori ynë Matish Gjeluci. Ta dëgjojmë....2.30