2006-05-29 19:49:00

Lajme shoqërore-politike: 29 maj


Bilanci i viktimave të tërmetit në Javë të Indonezisë, arriti në 5.135 të vdekur. Të plagosurit janë 10 mijë. Zona më e goditur është ajo e Bantulit, ka pati 2300 të vdekur dhe ku rreth 80 përqind e shtëpive janë rrënuar. Natën që shkoi ra edhe shi që e vështirësoi gjendjen e të mbijetuarve tashmë të pastrehë. Por sidoqoftë rihapja e aeroportit të Joxhakartës më në fund po lehtëson mbrritjen e ndihmave humanitare.


Në Bagdad sot, në ditën kur u rihap procesi gjyqësor ndaj Sadam Hyseinit shpërtheu përsëri dhuna. Pesë persona mbetën të vrarë dhe shtatë të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit të një bombe afër xhamisë sunite Abu Hanifa, në lagjen Azamijah.


Nga Iraku kalojmë në Afganistan. Në Kabul ushtarët amerikanë hapën zjarr ndaj një turme që i sulmoi papritmas pas një aksidenti rrugor. Pati rreth 30 të vdekur. Të shtëna janë dëgjuar edhe në lagjen Khan ku gjenden ambasadat perëndimore.


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha deklaroi se në të gjitha qendrat ku përbuhen të miturit do të fillojnë kontrolle të rrepta nga organet kompetente. Deklarata erdhi pas skandalit të pedofilisë që përfshiu shoqatën angleze Fëmijët e tij” me qendër në Tiranë.







All the contents on this site are copyrighted ©.