2006-05-29 18:47:41

Heshtja dhe lutja e Papës Benediktit të XVI në kampin nazist të shfarosjes në Aushvic, dje më 28 maj pasdite në përfundim të shtegtimit të tij apostolik në Poloni.


RealAudioMP3 (29.05.06. R.V.) Jam një Papë me prejardhje nga Gjermania – tha Papa Racinger – e si bir i popullit gjermanë lusë hirin e pajtimit nga Zoti e nga njerëzit. Po për një reflektim mbi domethëniet e vizitës së Papës për shoqërinë polake, për të rinjtë, e jo vetëm ata polakë, dhe për një koment mbi momentin historik që ka jetuar Benedikti XVI në kampin e përqendërimit në Aushvic-Birkenau, të dëgjojmë drejtorin tonë, atë Andrej Koprovskin S.J., i cili qe ndër përcjellësit e Papës gjatë vizitës në Poloni.
„ Vizita e Atit të Shenjtë Benediktit të XVI në Poloni ka qenë një eksperiencë e shkelqyeshme feje. Thjeshtësia e trasparenca ungjillore e Papës, orvatjet e tija për ta afruar personin e Jezu Krishtit të kryqëzuar e ngjallur para komunitetit misionarë të Kishës, ka pasur një përgjigje shumë të bukur nga ana e popullsisë polake. Kjo vizitë e Papës ka treguar se shoqëria polake, në mënyrë të veçantë të rinjtë, kërkojnë pika të vlefshme referimi. Popullësia polake kërkon mënyrën më të mirë se si lypet ‚ndërtuar shtëpinë e jetës personale ‚, në të cilën buka e përditshme të jetë dashuria, falja, nevoja e mirëkuptimit; në të cilët e vërteta të jetë burim nga i cili të rrjedhë paqja e zemrave.
Nga kjo vizitë mbetën duarëtrokitjet e gjata të turmës së popullit. Në takimin e Papës me të ri rinjtë, për një çast mendova se Papa nuk do të arrinte të shqiptonte fjalimin e tij të plotë. Por kur filloj të flas, mbi 400.000 të ri ra një heshtje absolute. Nga Varshava deri në Krakovi, përshkimi i tij u përshendet nga mijëra pankarta e parulla shumëngjyrshe të realizuara nga vetë të rinjtë në gjuhën polake, po edhe gjermane. Së fundi, nga ky shtegtim në tokën polake, mbetët atmosfera e thellë e heshtjes dhe lutjes mbi dramën e shekullit XX, në Aushvic e pastaj në Birkenau: një etapë historike, e shoqëruara nga shiju i panderprerë i cili, pastaj, me daljen e herë pas hershme të diellit i la vendin ylberit që lartësohej në qiell“.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.