2006-05-26 19:53:18

Në fillim Ja argumentet kryesore të programit të 26 majit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë. Papa Benedikti XVI vijon në Poloni shtegëtimin e fesë e të shpresës gjurmëve të paraardhësit Gjon Palit II.


RealAudioMP3 Me gjithë motin e keq dhe shiun e vazhdueshëm, gati një milionë besimtarë morën pjesë sot në Meshën e Papës në Varshavë.


Benedikti XVI bëri thirrje që feja të jetohet me koherenc e urti ungjillore. Feja nuk përbëhët prej të vërtetave abstrakte por nga dashuria për Krishtin, këndej lypet luftuar falsifikimet e relativizmit e interpretimet subjetktive të Biblës- tha Papa Racinger gjatë homelisë së Meshës.


Sot në ditën e dytë të vizitës apostolike në Poloni, Papa Benedikti XVI shtegtoj në Czestochowa, në Shenjtëroren më të njohur të Polonisë kushtuar Zojës së Bekuar në Jasna Gòra, që konsiderohet si zemra e fesë polake, vend i veçant ku nderohet Mbretëresha e Polonisë.


Nesër Papa do të vizitojë Wadovicën, vendlindjen e Papës Wojtyla, pastaj Shenjtëroren tjetër të Zojës së Bekuar në Kalwaria Zebrzydowska, në vijim Shenjtëroren e Mëshirës Hyjnore në Lagiewniki dhe pasdite vonë në Blonie do të takojë të rinjtë.


Nga ngjarje shoqërore e politike shënojmë vazhdimin e dhunës në Irak. Nga 4 shpërthime sot në Baghdad kanë vdekur 9 persona e janë plagosur 50 të tjerë.


Bush e Blair pranojnë gabimet e tyre bërë në Irak dhe shprehin bindjen se Iraku nuk do të lihet në dorë të terroristëve. Trupat ndërkombëtare tani për tani nuk duhet të tërhiqen nga Vendi.


Ekipi Negociues i Kosovës, miratoi sot pyetësorin për çështje ekonomike, në prag të takimit të radhës në Vjenë.
Ambasada e Rumanisë në Tiranë bëri të ditur sot se "në datën 5 Qershor në Pallatin e Parlamentit në Bukuresht, do të fillojë Samiti, i cili do të mbledhë personalitete politike, ekonomike, shkencore dhe kulturore që bëjnë pjesë në zonën e Detit të Zi".
 
Këto si dhe lajme të tjera.

Një përshëndetje të përzemërt të gjithë dëgjuesve të Radio Vatikanit nga redaksia e gjuhës shqipe. Në mikrofon....

Emisionin tonë mund ta ndiqni edhe në faqen e internetit dubël vë dubël vë dubël vë.radiovaticana.org







All the contents on this site are copyrighted ©.