2006-05-26 20:31:53

Liturgjia e Fjalës së Zotit e solemnitetit të festës të të Ngjiturit të Jezu Krishtit në Qiell – festës të Shëlbuemit.
(Leximet biblike nga: Vp 1,1-11; Ef 4,1-13; Mk 16,15-20


RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të liturgjisë hyjnore të së dielës. Kësaj here do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të solemnitetit të të Ngjiturit të Jezusit në Qiell, apo sikur njihet nga populli shqiptar, festës të Shëlbuemit.
Festa e të Ngjiturit të Jezu Krishtit në Qiell na thërret ta drejtojmë vështrimin tonë drejt qiellit: vetëm me glorifikimin, vetëm me lavdërimin e Jezu Krishtit ne fillojmë ti shijojmë të mirat dhe frytet e ngjalljes së Tij, fillojmë ti gëzojmë të dhuratat qiellore, e dhurata e parë ndër të gjitha është shalom – paqja, fryt i Shpirtit Shenjt Zot.
Jezusi i glorifikuar është ikona e përjetshme e njerëzimit tonë të ardhshëm, ikonë e amshuar, por jo e palëvishme: dinamizmi i dashurisë së Zotit Trini bëhët përcaktim për mision, dinamizëm dashurie ndaj të gjithë njerëzve, në mënyrë që të plotësohet premtimi i shëlbimit për mbarë gjithësinë.
Shën Bernardi pati thënë se “Të Ngjiturit të Krishtit në qiell është kurorëzimi dhe përfundimi i të gjitha të kremteve të Shëlbuesit Jezus dhe njëherit caku i fundit i udhëtimit të jetës së Tij mbi tokë”. Pa dyshim se të Shëlbuemit është kurorëzimi i jetës tokësore të Krishtit, është lumturimi i Birit të Zotit dhe Shpëtimtarit tanë, është ngadhënjimi i Atij që duke u lartuar me fuqi të vet në qiell, na hap dyerët e parasjës hyjnore duke na bër pjesëtarë të lumturisë së përjetshme pranë Atit Qiellor. Duke i hapur dyerët e Qiellit për çdo njeri besimtar e vullnetmirë.
Komentin e leximeve biblike e ka përgatitur për Porgramin Shqip të Radio Vatikanit, prfiti shqiptar dom Mark Shtjefni nga dioqeza e Sapës.








All the contents on this site are copyrighted ©.