2006-05-24 18:10:55

Lufta që vendet perëndimore po zhvillojnë kundër terrorizmit dhe shkelja e të drejtave njerëzore – temat kryesore të Raportit 2006 të Amnesti Internashionallit


( 24. 05. 06 R. V. ) Tema kryesore në raportin e hartuar nga Amnesti Internashionalli për vitin 2006, paraqitur dje në Londër, Romë etj, është lufta që perëndimi i ka shpallur terrorizmit ndërkombëtar. “Çmimi i paguar për këtë luftë ka qenë tepër i lartë dhe është paguar nga të varfërit.” - nënvizohet në raport. Fajtorë për këtë janë katër anëtarë me të drejtë vetoje në OKB, dhe pikërisht Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe ShBA-ës, shtete që akuzohen se “me mashtrime dhe premtime të gënjeshtërta” – lexohet në raport – kanë dëmtuar respektimin e të drejtave njerëzore dhe aktivitetin e OKB-së. “Përdorimi i një gjuhe dykuptimshme dhe i dy lloj standardesh të ndryshme nga ana e këtyre katër vendeve është i rrezikshëm – thekson raporti – sepse dëmton aftësitë e bashkësisë ndërkombëtare për të përballuar kriza të thella gjatë së cilave shkelen të drejtat e njeriut si për shembull në rastin e Darfurit, Çeçenisë, Kolumbisë, Afganistanit, Iranit, Uzbekistanit dhe Koresë së Veriut për të mos përmendur pastaj Irakun që është zhytur në një vorbull dhune apo situatën në Izrael dhe territoret e pushtuara.”







All the contents on this site are copyrighted ©.