2006-05-23 17:35:10

Sot Benedikti XVI priti në audiencë kryeministrin bullgar, Stanishev


( 23. 05. 06 R. V. ) Bullgaria është një komb që dëshiron të hyjë në Bashkimin Evropian e që, së bashku me Rumaninë, po punon për të çuar në strukturat komunitare brënda janarit 2007, një ‘fetë’ tjetër të ish-bllokut sovjetik. Kjo është situata e Bullgarisë, me shumicë ortodokse, kryeministri i së cilës, Sergej Stanishev, u prit në audiencë nga Benedikti XVI.
Bashkësia katolike bullgare vijon ta kujtojë me dashuri vizitën apostolike të Gjon Palit II, katër vjet më parë, pikërisht në muajin maj, kur Papa Vojtila shpalli të lumtur, në Plovdiv, tre martirë të Kishës bullgare. Kisha në Bullgari – ku kremtohet njëkohësisht në ritin latin e në atë bizantino-sllav, sipas të dhënave të fundit të Vjetarit Statistikor të Kishës (2003), numron 74 mijë katolikë, në gjirin e një popullsie prej rreth 8 milon banorësh (më pak se 1% e popullsisë së përgjithshme). Ortodoksët përbëjnë rreth 37% të popullsisë, ndërsa myslimanët, 12%. Bashkësia katolike është e organizuar në 56 famulli, të drejtuara nga 18 famullitarë dioqezanë e 37 rregulltarë, të cilët mbështeten nga 90 rregulltare dhe 65 katekistë.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.