2006-05-23 18:49:02

Ja argumentet kryesore të programit të 23 majit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


Polonia është kulmin e përgatitjeve për të pritur Papën Benedikti XVI, që do të niset për në atdheun e Gjon Palit II pas dy ditësh.


“Ngulja e vështrimit mbi Kryqin e Shëlbuesit tonë, na ndihmon për t’u bërë më të vëmendshëm ndaj vuajtjeve të të tjerëve.” Kështu shprehet Papa Benedikti XVI në një letër drejtuar Eprorit të përgjithshëm të Shoqërisë së Jezusit, Atë Peter-Hans Kolvenbah.


Ati i Shenjtë Benedikti XVI priti sot në audiencë kryeministrin bullgar Stanishev.


Referendumi në Malin e Zi, paraqet një skenar të ri stabiliteti gjeopolitik në rajonin e Ballkanit. Në mikrofonin e Radio Vatikanit flet Atë Pashko Gojçaj o.f.m.


Kryeministri shqiptar Sali Berisha gjatë vizitës së tij në Shkodër mbështeti ndërtimin e një parku të ri industrial.







All the contents on this site are copyrighted ©.