2006-05-22 18:55:08

Ja argumentet kryesore të programit të 22 majit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


RealAudioMP3 Dje në lutjen e Mbretëreshës qiellore, Benedikti XVI iu lut Zojës së Bekuar për shtegtimin e tij në Poloni; ia besoi Virgjërës Mari të gjithë njerëzit e uritur, posaçërisht në Darfur; kujtoi Ditën botërore të komunikimeve shoqërore dhe Festën e të Shëlbuemit.


“Të rizbulohet deri në rrënjë thirrja për jetë rregulltare.” Këtë u kërkoi Benedikti XVI eproreve dhe eprorëve të përgjithshëm rregulltarë, të cilët i priti sot paradite në audiencë në Sallën e Palit VI në Vatikan.


Gjithashtu sot, Ati i Shenjtë Benedikti XVI, priti në audiencë në Vatikan, presidentin e Maqedonisë (FYROM) Branko Cërvenkovskin dhe grupin që e shoqëronte.


Dje në Sofie të Bullgarisë u inaugurua katedralja e re kushtuar Shën Jozefit.


Në referendumin e djeshëm, Mali i Zi kërkoi ndarjen nga Unioni me Serbinë.


Vijojnë përleshjet ndërmjet Al Fatahut dhe Hamasit në Rripin e Gazës.







All the contents on this site are copyrighted ©.