2006-05-18 19:07:10

Në audiencë tek Papa sot pasdite ishte metropoliti Kirill i patriarkanës së Moskës


(18.05.06. R.V.)Benedikti XVI priti sot pasdite, në orën 18, metropolitin e Smolenskut e të Kaliningradit, Kirill, kryetar i Departamentit për Marrëdhëniet Kishtare të Patriarkanës së Moskës. Kjo vizitë u krye në kuadrin e udhëtimit të Metropolitit rus në Itali e në Romë, ku nesër do të bekojë Kishën ortodokse ruse, kushtuar Shën Katerinës së Aleksandrisë, pranë Vilës Abamelek të ambasadës ruse në qytetin e amshuar.
Kujtojmë se ideja për t’u ofruar një ndërtesë kulti besimtarëve të Kishës ortodokse ruse u paraqit për herë të parë në emër të autoriteteve kishtare dhe qeveritare që në fund të 1800-tës nga arkimandriti Klement, epror i Kishës pranë ambasadës ruse në RomëNë kuadrin e manifestimeve për këtë ngjarje historike, sot pasdite kori i manastirit moskovit Sretenskij dha një koncert në Auditorin e Pajtimit, pranë Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.