Ja argumentet kryesore të programit të 18 majit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë
“Duke rikujtuar parimet
themelore etike, Kisha nuk e cënon karakterin laik të shtetit.” Këtë theksoi Benedikti
XVI në fjalimin drejtuar ipeshkvijve italianë, të cilët i priti në Vatikan.
“Paqja
është e mundur ndërmjet kombeve, që bashkëpunojnë mbi bazën e politikave të orientuara
nga vlerat e mbinatyrshme e jo mbi bazën e interesave ekonomike e të diskriminimit
sipas pasurisë dhe besojmës. Kështu u tha Ati i Shenjtë Benedikti XVI përfaqësuesve
të rinj diplomatikë të Indisë, Çadit, Kepit të Blertë, Australisë dhe Moldavisë gjatë
paraqitjes së letrave kredenciale.
Sot paradite, pikërisht një javë para
vizitës në Poloni, Benedikti XVI priti në audiencë kryeministrin polak Kazimierz Marçinkieviç.
Sot
pasdite Papa Benedikti XVI priti gjithashtu edhe metropolitin Kirill të Patriarkanës
së Moskës.
“Romani i Den Braunit “Kodi i Da Vinçit” dhe filmi me të njëjtin
titull falsifikojnë veprën e Leonardo da Vinçit.” Me ne profesor Aleksandër Vecozi.
Beteja
të përgjakshme në jug të Afganistanit. Viktimat janë 72.