2006-05-18 17:54:46

Benedikti XVI priti kryeministrin polak Marçinkieviç


(18.05.06 R.V.)Sot paradite Benedikti XVI priti edhe kryeministrin polak, Kazimierz Marçinkieviç, pikërisht një javë para fillimit të shtegtimit të tij baritor në Poloni, më 25 majin e ardhshëm.
E dje, gjatë audiencës së përgjithshme, ndërmjet përshëndetjeve në gjuhë të ndryshme, posaçërisht domethënëse ishte ajo që Papa u drejtoi shtegtarëve polakë, të cilëve u kujtoi vizitën që do të bëjë në atdheun e Gjon Palit II nga 25 deri më 29 maj:
“CIESZE SIE ZE NIEBAWEM BEDE MOGL ODWIEDZIC POLKE…“Gëzohem që pas pak do të vizitoj Poloninë. Kjo vizitë do të zhvillohet me moton: “Qëndroni të fortë në fe!”. Që sot kërkoj nga ju dhe nga gjithë Polonia të luteni, që në këto ditë, me ndihmën dhe hirin e Zotit, ta përforcojmë njeri-tjetrin në dëshmimin e fesë. Shërbëtori i Zotit Gjon Pali II na shoqëroftë!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.