2006-05-16 18:11:20

Përmendorja e të Lumës Nënë Terezës vendoset në qendër të Vaut të Dejës.


(16. 05. 06 R. V.)Mesditën e së dielës u përurua monumenti kushtuar Nënë Terezës në qendër të qytetit të Vaut të Dejës. Shtatorja e së Lumes shqiptare, e gjatë 2 metër e 20 cm është ngritur afër katedrales së këtij qyteti, e cila mban emrin e saj. Vendosja e shtatores në këtë qytet u realizua me miratim të Këshillit Bashkiak dhe me financimet e vetë Bashkisë së Vaut të Dejës. Kryebashkiaku Dedë Dodani ka deklaruar se Nënë Tereza është një figurë tepër e rëndësishme për shqiptarët, që duhet të respektohet për kontributin e saj të jashtzakonshëm në të katër anët e botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.