Në Zvicër u krijua ‘Këshilli i feve’. Një nga qëllimet kryesore është të promovojë
dialogun ndërfetar dhe të përhapë frymën e paqes, atje ku jetojnë njerëz të kulturave
dhe traditave të ndryshme
(16. 05. 06. R. V.)Të krishterë, hebrenj e myslimanë krijuan dje në Bernë të
Zvicrës, ‘Këshillin e feve’, në shërbim të bashkëjetesës së njerëzve që u përkasin
konfesioneve të ndryshme. Organizmi u themelua për t’i shërbyer posaçërisht – siç
shkruan agjensia Misna – dialogut ndërmjet udhëheqësve të bashkësive fetare. Kështu
Këshilli në fjalë do t’u krijojë njerëzve të feve të ndryshme, pa kurrfarë dallimi,
kushtet që ta jetojnë besojmën e tyre, duke respektuar ndryshimet e tjetrit. Ndërmjet
tjerash, u theksua edhe se myslimanët e kanë për detyrë të marrin pjesë në ndërtimin
e paqes ndërfetare mbi bazën e dialogut dhe të respektojnë vlerat njerëzore, përmes
nderimit të anasjelltë dhe shkëmbimit të ideve.