Qeveria e Seulit lajmëron zyrtarisht rifillimin nga puna të linjës hekurudhore ndërmjet
Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.
Nga fundi i majit do të nisin provat e përgjithshme për rivendosjen e linjës hekurudhore
ndërmjet Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut. Kështu njoftoi ministri jugkorean për
Ribashkimin e dy vendeve. Siguria e hekurudhës që do të lidhë veriun me jugun merr
rëndësi të veçantë tani që ish presidenti koreanojugor Kim De Jung do të vizitojë
Veriun pikërisht duke udhëtuar me tren. Qëllimi i vizitës është ulja e tensionit ndërkufitar
në mes të këtyre dy shteteve.