2006-05-15 17:41:35

Maria ndërmjetësoftë për paqen në botë: është urimi i Benediktit XVI në mesazhin që u lexua me rastin e Ditës së shtegtarit


( 15. 05. 06 R. V. )Virgjëra Mari ndërmjetësoftë për paqen në Botë: këtë uroi Benedikti XVI në mesazhin e lexuar të shtunën e kaluar në Sheshin e Shën Pjetrit, me rastin e Ditës Botërore të Shtegtarit, ditë e kujtimit liturgjik të Zojës së Fatimës.
“Plot gëzim bashkohem me të gjithë ata që janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, rreth shtatores së Zojës së Fatimës, për t’ia besuar ndërmjetësisë së Virgjërës Mari ndjetet e mëdha të Kishës e të botës”. Fillon kështu mesazhi i Benediktit XVI, lexuar nga kardinali Kamilo Ruini të shtunën pasdite, në përfundim të Meshës Shenjte kremtuar me rastin e Ditës II botërore të shtegtarit, ngjarje që sivjet përkoi me kujtimin e Zojës së Fatimës dhe me 25-vjetorin e atentatit kundër Gjon Palit II:
“Zoja e Bekuar i ruajtët barinjtë dhe popullin e krishterë: u priftë hapave të Kombeve drejt përmbushjes së plotë të vullnetit të Zotit e u nxjerrtë të gjithëve hirin e paqes”. Kështu uroi Papa dhe në vijim shprehu dëshirën që mesazhi i Fatimës të pranohet gjithnjë më shumë, të kuptohet e të jetohet në të gjitha bashkësitë. Mesazhi i Atit të Shenjtë tingëlloi plot ëmbëlsi e shpresë në Sheshin e mbushur me mijëra shtegtarë, në sa pak në përpara, kardinali Runi kishte shpjeguar kuptimin që ka shtegtimi për jetën e çdo njeriu, si ecje drejt Zotit.







All the contents on this site are copyrighted ©.