2006-05-11 19:27:40

Vetëm martesa e një burri me një grua është mbarësi e vërtetë për njerëzimin. Prandaj nuk duhet ngatërruar me tipe të tjera bashkimi, të bazuara mbi një dashuri të paqëndrueshme


( 11. 05. 06 R. V. )Kështu u shpreh sot Papa Benedikti XVI, duke pritur në audiencë përfaqësuesit e Institutit të Studimeve për Martesën dhe Familjen ‘Gjon Pali II’, themeluar 25 vjet më parë nga vetë Papa Vojtila.
Vetëm martesa ndërmjet një burri e një gruaje “një e vetme dhe përfundimtare, përkon me dashurinë e Zotit dhe përvijohet si pasuri e vërtetë për njerëzimin” - theksoi Benedikti XVI.
Në vijim kujtoi se pas dy ditësh mbushen 25 vjet nga atentati në Sheshin e Shën Pjetrit kundër Gjon Palit II. Ishte 13 maji i vitit 1981, dita e përkujtimit të Zojës së Fatimës. Atë ditë Papa do të jepte dy njoftime të rëndësishme gjatë audiencës së përgjithshme për të vënë në qëndër të vëmendjes problemet emergjente familjare: lindjen e Këshillit Papnor për Familjen dhe të Institutit të Studimeve për Martesën dhe Familjen. Atentati e pengoi. Benedikti XVI kujtoi me emocion këtë ngjarje, që lidhet ngusht me krijimin, 25 vjet më parë, të këtij organizmi papnor dhe karakterin profetik të Enciklikës së Palit VI “Humane vitae”, që përmbledh mësime të çmuara të magjisterit për martesën dhe familjen.







All the contents on this site are copyrighted ©.