2006-05-11 19:29:23

Papa Benedikti XVI uron presidentin e sapozgjedhur italian, Gjorgjo Napoletano, që të zhvillojë një veprimtari të frytshme duke ecur në gjurmët e vlerave njerëzore dhe të krishtera që përbëjnë pasurinë e Italisë


( 11. 05. 06 R. V. )Papa Benedikti XVI i dërgoi një telegram urimi Gjorgjo Napoletanos, i cili u zgjodh dje i 11-ti president i Republikës italiane, duke e uruar ta kryejë me sukses të plotë detyrën e tij të lartë e, me ndihmën e Zotit, të promovojë të mirën e përbashkët në gjurmët e vlerave të vërteta njerëzore e të krishtera, që përbëjnë trashëgiminë mahnitëse të popullit italian.
Papa e përfundon mesazhin duke i dhënë bekimin apostolik presidentit të zgjedhur dhe mbarë kombit të dashur italian.







All the contents on this site are copyrighted ©.