2006-05-10 15:52:22

Në Bashkimin Evropian çdo 33 sekonda prishet një martesë. Viktimat janë miliona fëmijë. “Europa është një kontinent i vjetër.” Ky është shqetësimi që shprehet në raportin kushtuar “Evolucionit të familjes në Evropë” përpiluar nga Instituti i Politikave Familjare (IPF), që iu paraqit parlamentit evropian në Bruksel.


( 10. 05. 06 R. V. )Raporti në fjalë është hartuar nga një grup specialistësh të fushave të ndryshme si: psikologji, demografi, por edhe nga ekspertë të ndërthurjes së punës me jetën familjare. Bëhet fjalë për një nga studimet më të plota dhe më aktuale që i është kushtuar që nga viti 1985 çështjes së familjes në Evropë.
Raporti ndahet në tri pjesë. E para analizon gjendjen e familjes në Evropë dhe zhvillimin e saj gjatë 25 vjetëve të fundit duke shqyrtuar aspekte të ndryshme të saj si: faktorët demografikë, lidhjet martesore dhe lindjet. Pjesa e dytë i kushtohet tërësisht politikave që Komisioni Evropian ka zbatuar gjatë kësaj kohe si edhe politikave të ndërmarra në këtë drejtim nga vende të ndryshme të BE-së. Ndërsa pjesa e tretë parashtron disa nga masat e domosdoshme që duhen zbatuar për ripërtëritjen e familjes në Evropë.
Në raport nënvizohet rritja shqetësuese e prishjeve të martesave për vende si Portugalia, Italia dhe Spanja. Ndarja e çifteve - lexohet në raport - ka bërë që të rinjtë në Evropë sot të jenë 21,6 % më pak nga ç’ishin në 1985, gjë që po sjell plakjen e kontinentit.







All the contents on this site are copyrighted ©.