2006-05-09 19:05:32

Ngushëllimet e Papës me rastin e salikimeve të dy ushtarakëve alpinë italianë vdekur në Afganistan: flijuan jetën duke u vënë në shërbim të paqes


( 09. 05. 06 R. V. )Sot Papa Benedikti XVI u shprehu, përmes një telegrami, ngushëllimet dhe afërsinë shpirtërore familjarëve të Manuel Fioritos dhe të Luka Polsinelit, alpinëve italianë, vdekur në atentatin e së premtes së kaluar në Afganistan. Telegrami, në të cilin theksohet se Ati i Shenjtë ‘lutet që Zoti t’i pranojë në jetën e pasosur të rinjtë të cilët flijuan jetën’, u lexua gjatë funeralit shtetëror të ushtarakëve të vrarë, kremtuar në bazilikën romake të Shën Marisë së Engjëjve e të Martirëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.