2006-05-05 19:42:40

Shtegtim në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë në Gjenacan


(05.05.'06.R.V.)Është bërë traditë tashmë për mërgimtarët shqiptarë në Itali që të mblidhen çdo vit, në përfundim të muajit maj, kushtuar Virgjërës Mari, rreth elterit të Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtores së Shqiptarëve, në Shenjtëroren e Gjenacanit, si bijtë rreth Nënës.
Mblidhen për t’u lutur për fatet e veta, të familjeve e të Atdheut të largët e të dëshiruar; mblidhen edhe për t’u çmallur, për të folur gjuhën amë, për t’u ritakuar me miq e dashamirë, pas Meshe, në një çast që gërsheton mrekullisht veprimtarinë fetare me prehjen në gjirin e natyrës së qytetit të bukur të Gjenacanit, duke lënë pas kujtime të paharruara.
Sivjet shtegtimi tradicional do të organizohet të dielën, më 28 maj. Lutjen drejtuar Zojës së Bekuar dhe Liturgjinë Eukaristike do t’i kryesojë Shkelqësia e Tij, Imzot Rrok Mirdita, Kryeipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit dhe Delegat ipeshkvnor për misionet.
Ftohen të marrin pjesë të gjithë mërgimtarët shqiptarë në Itali.
Për të arritur në Shenjtnore, mund të merren mjetet publike nga:
COTRAL (Autobus) Anagnina-Casilina – Tel. 06/7222153
Rebibbia-Prenestina – Tel. 06/4067849
Auto:
nga Roma: Via Casilina, Via Prenestina, Via Tiburtina.
Autostrada del sole:
Nga Roma Sud:
- Dalja S. Cesareo
- Dalja Valmontone
Nga Roma Nord Bretella
- Dalja Valmontone
Autostrada Roma- L’Aquilla
- Dalja Tivoli
Për informacion më të hollësishëm mund të telefonononi në Tel: 06. 7014516; Cell. 340. 5246230; e-mail p.ferraro5@libero.it 







All the contents on this site are copyrighted ©.