2006-05-05 17:55:21

Krishti i Ngjallur do ta shndërrojë botën: kështu u shpreh Benedikti XVI në audiencën me anëtarët e Fondacionit bamirës Papal Foundation


(05. 05. 06 R. V.)Krishti i Ngjallur do ta shndërrojë botën: kështu u shpreh Benedikti XVI në audiencën me anëtarët e Fondacionit bamirës Papal Foundation, të cilët i priti sot paradite në Sallën Klementine.
Ngjallja e Krishtit do ta shndërrojë me të vërtetë botën: pas lutjes së Mbretëreshës Qiellore të dielën e kaluar, Papa foli përsëri mbi themelet e fesë së krishterë. Shfrytëzoi për këtë, takimin me anëtarët e entes bamirëse amerikane, Papal Foundation.
THE RISEN CHRIST…
Krishti i ngjallur u jep shpresa të reja e forca të reja të gjithë atyre që vuajnë nga padrejtësitë dhe mungesa të ndryshme: këtë nënvizoi Benedikti XVI në takimin e sotëm, duke falënderuar anëtarët e Papal Foundation për vënien në jetë të fesë krishterë. Pashkët – shtoi Ati i Shenjtë – na mbushin me shpresën se Krishti i ngjallur do t’ia ndërrojë vërtetë faqen botës. Zoti - vijoi Papa – dërgoi Shpirtin Shenjt për të përflakur zemrën e besimtarëve, për t’i nxitur t’i duan vëllezërit e tyre, duke e dëshmuar këtë dashuri përmes veprimtarive bamirëse, shenjë e qartë e dashurisë së Atit qiellor për mbarë njerëzimin.
AS WE PREPARE…
Ndërsa përgatitemi për Rrëshajët - vijoi Ati I Shenjtë – ju jap zemër ta thelloni veprimtarinë tuaj fisnike, në mënyrë që flaka e dashurisë hyjnore të vijojë t’i ndezë zemrat e të gjithë besimtarëve, kudo e kurdoherë.
Fondacioni katolik i SHBA-ës Papal Foundation, themeluar nga kardinali Xhon Krol, mbledh çdo vit fonde për të mbështetur veprimtaritë bamirëse të Papës. Financon veçanërisht veprimtaritë në ndihmë të viktimave të katastrofave natyrore, të luftërave e të sëmundjeve.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.