Ja argumentet kryesore të programit të 5 majit: Gjendja aktuale e Bashkimit Evropjan,
sfidat që e presin dhe perspektivat e saj për të ardhmen: këto kanë qenë argumentet
e takimit të sotëm në Vatikan ndërmjet Papës Benediktit XVI e presidentit të Komisionit
Evropjan, Barroso.
Krishti i Ngjallur do
ta shndërrojë botën: kështu tha Ati i Shenjtë Benedikti XVI në audiencë me anëtarët
e fondacionit bamirës ‚Papal Foundation’, të cilët i priti sot paradite në Vatikan
dhe falënderoj për projektet humanitare të realizuara në vendet e varfëra të botës;
Në
ulje shfrytëzimi i fëmijëve në punë në botë. OKB-ja mendon ta eliminojë këtë plagë
brenda vitit 2016, mirëpo në Afrikë situata mbetët dramatike. Sipas Organizatës Botërore
të Punës, ende sot në botë punojnë 218 milionë fëmijë.
Shpresë për rivendosjen
e paqes në Darfur: është arritur një marrëveshje ndërmjet qeverisë sudaneze të Khartoumit
dhe grupit kryesor të luftëtarëve rebelë me ndërmjetësimin e Unionit Afrikan. Marrëveshja
megjithëse jo e plotë dhe e përkohshme, përbënë një zgjidhje të mundshme nga konflikti
i tmerrshëm i cili që nga vitit 2003 ka shkaktuar mbi 200.000 të vdekur e 2,5 milionë
refugjatë në rajonin e shmuëvuajtur të Sudanit. Sipas OKB-së, ky konflikt, është ndër
tragjeditë më të tmerrshme humanitare të 10 viteve të fundit.
Në Irak akte
të reja dhune. 14 persona janë vrarë në atentate të ndryshme: 4 civilë irakianë, 2
ushtarë amerikanë e 8 rebelë. Në planin politik, Abdul Aziz Al hakim, lider I këshillit
për revolucionin islamik në Irak ja pritur në Bagddad Ambasadorët e SHBA-së dhe të
Iranit për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Vend. Kryeministri
britanik, Toni Bler, pas humbjes së Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale në Britani
të Madhe, revolucionon qeverinë në përpjekje për të përforciar autoritetin e tij
pas humbjes elektorale.
Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut
në Shqipëri, Presidenti Alfred Moisiu kujtoj gjakun e flijimet e popullit shqiptar
ndër shekuj për pavarësinë e Shqipërisë dhe ndërtimin e demokracisë .
Prishtina
dhe Beogradi kanë përfunduar takimin e katërt në Vjenë për decentralizim pa arritjen
e kompromisit për krijimin e komunave të reja. Më 23 maj mbahet takimi i ardhshëm.