2006-05-03 16:47:59

Takim ndërfetar në Pejë të Kosovës: me ne Vikari i Kishës katolike, dom Lush Gjergji


( 03. 05. 06 R. V. ) RealAudioMP3 Udhëheqësit e bashkësive të ndryshme fetare të Kosovës u mblodhën dy ditë në manastirin ortodoks të Pejës për të thelluar bashkëpunimin në shërbim të paqes, të respektit reciprok, të dialogut dhe të bashkëjetesës vëllazërore në vend.
Në këtë takim dyditor, organizuar me propozimin e Kishave të Norvegjisë, morën pjesë, ndërmjet tjerësh, peshkopi ortodoks Amfilohije, myftiu Naim Trnava dhe vikari i Kishës katolike të Kosovës, Dom Lush Gjergji i cili, i ftuar në mikrofonin e dom David Gjugjës, na njofton për argumentet e trajtuara dhe deklaratën përfundimtare të takimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.