2006-05-03 16:41:12

Kalendari 3 maj:Duke shfletuar kalendarin e 3 majit Kisha përkujton Shën Filipin e Jakun Apostuj.


(03. 05. 06 R. V. RealAudioMP3 Filipi, nxënës i Gjon Pagëzuesit, ishte njëri ndër nxënësit e parë që ndjeken Jezusin Zot ( Gjn 1,43). Me prejardhje nga Betsaida, sikur edhe nxënësit tjerë që asokohe ju bashkuan Krishtit, Filipi duhet të ketë qenë anëtar i një bashkësie helene, sikur lë të kuptoj emri i tij grek e sikur sikur mund të nxjerrim përfundimin nga marrëdhëniet që ai pati me paganët (gjn 12,20-30). Tri ndërhyrjet e Filipit për të cilat na referron ungjilli (Gjn 1,45;6,5-7; 14,8) rikujtojnë në mënyrë të ndryshme Besëlidhjen e Vjetër të Biblës: Filipi e shpreh shpresën e tij për të pa realizimin e profecive në personin e Krishtit; na ndihmon ta kuptojmë mrekullinë e shumëzimit të bukëve që Jezusi bëri ( Gj 6,1-15) në dritën e Daljes së popullit të zgjedhur nga robëria egjiptiane (Nr 11,21-23), dhe dëshira e tij “për të dëshmuar Atin” që përkujton Mojsiun (Dj 33,18). Nuk dihet më të vërtetë nëse Turiq, sipas traditës, ishte vendi i apostullimit ( veprimtarisë) dhe i martizimit të Filipit Apostull.
Jaku, i quajtur i ‘vogël’, është njëri prej Dymëdhjetë Apostujve, bir i Alfeut (Mt 10,3; Mk 3,18; Lk 6,15) e nga tradita identifikohet si “vëllau i Zotërisë” Jezus ) Mk 6,3; Mt 13,55), është autori i “Letrës së Jakut”. Dëshmitar i Krishtit të Ngjallë ( 1 Kor 15,7) Jaku pati një vend të privilegjuar në bashkësinë e krishterë të Jeruzalemit: atë e njoftoj Pjetri për lirimin e vet nga burgu që ndodhi në mënyrë të mrekullueshme nga dora e Zotit ) Vp 12,17); me Jakun vihet në kontakt Pali i konvertuar ( kthyer) në fe në e Krishtit (Gal 1,18); Jaku ka një rolë të rëndësishëm në Koncilin Kishtar të Jeruzalemit ( Vp 15,13-29). Vdiq martir në vitin 69 pas Krishtit.







All the contents on this site are copyrighted ©.