2006-05-01 19:10:45

Ja argumentet kryesore të programit të 1 majit:


Papa Benedikti XVI e nisi solemnisht muajin maj kushtuar Zojës së Bekuar me vizitën e sotme në Shenjtëroren e Zojës së Dashurisë Hyjnore në periferi të Romës.

Me këtë rast, Papa Racinger bëri thirrje që bota të çlirohet nga luftërat e nga terrorizmi e përmes dashurisë të bëjmë të depertojë drita e Zotit në botë.

Me 1 maj Kisha katolike përkujton Shën Jozefin Punëtor. Fjalët e Atit të Shenjtë Benediktit të XVI kushtuar dinjitetit të punëtorëve dhe të drejtës së punës.

Manifestime të shumta për festën e punëtorëve në gjithë botën, ndërsa mbetet ende shumë i lartë numri i njerëzve të papunë, të cilët në fund të vitit 2005 kanë arritur në 191,8 milionë në botë.

Ngjallja e Krishtit është shenja qëndrore dallues e krishterimit, e vërteta themelore e fesë sonë kristiane, kështu pohoi Papa dje në Vatikan gjatë lutjes së mesditës kushtuar Mbretëreshës Qiellore.

E në festën e 1 majit të Shën Jozefit Punëtor, pajtorit qiellor të puntorëve, po citojmë një fjalë të urtë: „Eshtë shumë më mirë të mësosh një zanat për të fituar ushqimin e përditshëm, se të shtrijsh dorën për të lyp lëmoshë“.







All the contents on this site are copyrighted ©.