2006-04-28 17:47:27

Vëmendja e Papës për Afrikën: koment i kryeipeshkvit ganez Palmer-Bukle


( 28. 04. 06 R. V. )‘Kontinenti afrikan është shpresa e madhe e Kishës’ këtë theksoi Papa muajin e kaluar në takimin me klerin romak në Vatikan. Në këtë vit të parë të Papnisë, Benedikti XVI i ka kushtuar një vëmendje të dorës së parë Afrikës, pasurive të saj e emergjencave të saj. Gjatë 12 muajve ka takuar ipeshkvijtë e 19 vendeve afrikane, ardhur në Romë për vizitë ‘ad Limina’. I ka kërkuar ndihmë bashkësisë ndërkombëtare për nevojat e kontinentit, por ka denocuar edhe shpërdorimet koloniale, që vijojnë në këto toka kaq të pasura si dhe interesat e fuqive të mëdha, që fshihen shpesh herë pas konflikteve afrikane. Për impenjimin e Benediktit XVI në favor të Afrikës, i kërkuam një koment të shkurtër kryeipeshkvit të Akrës, Imzot Çarlz Palmer Bukle, që sapo përfundoi vizitën ‘ad Limina’ me ipeshkvijtë e Ganës:
Është një detyrim shumë i fortë, që peshon mbi Kishën në Evropë e Kishën në Amerikë, lidhur me dëgjimin e zërit të Kishës afrikane për këto padrejtësi, për këto luftëra, të shkaktuara nga interesa gjeo-politike, që s’kanë të bëjnë me Afrikën, sepse armët sigurisht nuk i fabrikojmë ne; tregtia e diamantëve, e arit e pasurive të tjera të vendit tonë, nuk bëhet në Afrikë, por këtu, në Evropë. Atëherë, në se Evropa do të ishte më e drejtë ndaj nesh në marrëdhëniet tregtare e në marrëdhëniet politike në nivel të drejtësisë ndërkomnbëtare, besoj se Afrika do të ketë vërtetë rastin dhe aftësinë për t’i zgjidhur edhe padrejtësitë e vogla brënda vetë Kontinentit.







All the contents on this site are copyrighted ©.