2006-04-25 19:02:28

Vizita e imzot Gjovani Lajolos, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, në gjurmët e Gjon Palit II:


RealAudioMP3 Shqiperia, e ne veçanti Tirana dhe Shkodra jetuan disa çaste prekëse, që të kujtojnë menjëherë 25 prillin e vitit 1993, kur Gjon Pali II shkeli në tokën e Shqipërisë për të përshëndetur nga afër popullin shqiptar që, pas persekutimit të madh, kishte rifituar të drejtën për ta shpallur lirisht fenë e vet e për të nderuar martirët e trojeve të veta të cilët, për t’i qëndruar besnikë Ungjillit, flijuan gjithçka, edhe jetën duke mbetur shembull e inkurajim për gjithë Kishën universale.
I njëjti shtegtim, si 13 vjet më parë, nga Tirana në Shkodër, me një ndalesë të përshpirtshme te Kisha e Zojës së Këshillit të Mirë, që Gjon Pali II e pati quajtur “Mbretëresha e popullit të dashur shqiptar”. Shtegtari është përfaqësuesi i Pasardhësit të Papës Vojtila, Shenjtërisë së Tij, Benediktit XVI, Imzot Giovani Lajolo, sekretar i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet. Ecën në gjurmët e Gjon Palit II, duke gjetur një hierarki kishtare tashmë të konsoliduar dhe një popull po aq entuziast në fe, sa ai që pati njohur Papa Vojtila. Por për vizitën e Imzot Lajolos në Shkodër, të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës







All the contents on this site are copyrighted ©.