2006-04-24 17:06:53

Një vit më parë, Mesha e fillimit të Papnisë së Benediktit XVI


( 24. 04. 06 R. V. )Nuk jemi vetëm. Kisha është plot gjallëri. Kisha është e re! Me këto fjalë Benedikti XVI e përuronte një vit më parë ministerin e tij si Pasardhës i Shën Pjetrit, në sa kremtonte Meshën solemne të fillimit të papnisë.
E në kremtimin e parë eukaristik të papnisë, Papa Racinger theksonte posaçërisht lidhjen e ngushtë ndërmjet Shën Pjetrit e Pasardhësit të Tij. Ishte një çast tepër i fortë ai i një viti më parë, kur mbi supet e Papës u vendos Palio-ja dhe iu dorëzua Unaza e Peshkatarit, dy simbolet kryesore të papnisë dhe Benedikti XVI shpalosi programin e tij para 300 mijë besimtarëve:
“Programi i vërtetë i drejtimit është ai që të mos bëj vullnetin tim, të mos ndjek idetë e mia por, me të gjithë Kishën, të vihem në dëgjim të fjalës e të vullnetit të Zotit e ta lë veten të udhëhiqem prej Tij, kështu që ta udhëheqë Ai vetë Kishën në këtë orë të historisë sonë”.  







All the contents on this site are copyrighted ©.