2006-04-24 19:27:54

Ja argumentet kryesore të programit të 24 prillit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


RealAudioMP3 Ministri i Jashtëm i Vatikanit Imzot Xhovani Lajolo gjendet në Shqipëri për një vizitë disaditore. Deri tani është takuar me autoritetet më të larta shtetërore dhe fetare.


Në festën e Mëshirës Hyjnore, Papa Benedikti XVI kujtoi Gjon Palin II dhe gjitha Kishat Ortodokse që kremtuan Pashkën.


Martesa e krishterë nuk zëvendësohet kurrë nga forma të tjera të bashkimit të burrit me gruan. Këtë e theksoi Papa në audiencën me ipeshkvijtë e vendit afrikan, Ganës.


Presidenti i Shqipërisë z. Alfred Moisiu i dorëzoi sot kryeipeshkëvit të Tiranë-Durrësit, Imzot Rrok Mirditës, Urdhërin “Nënë Tereza”.


Si sot me 24 prill të 1993, Ati i Shenjtë Gjon Pali II shtegtoi te Shenjtorja e Zojës së Këshillit të Mirë në Gjenacan, afër Romës ku u lut në prag të udhëtimit të tij apostolik në Shqipëri.


Një aeroplan luftarak u përplas sot në Afganistan me disa banesa ndanë aeroportit të provincës së Helmandit.


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku deklaroi se nuk e njeh marrëveshjen mes Beogradit dhe Shkupit për ndryshimin e kufijve të Kosovës jugore.







All the contents on this site are copyrighted ©.