2006-04-21 18:41:51

Një dekalog për të folur pa gabime për Islamin


RealAudioMP3 Një dekalog për të folur në mënyrë korrekte për Islamin: nismë në studim e Bashkimit evropian
Në valën e polemikave të ndezura, që arritën deri në raprezalje të tërbuara, pasojë e publikimit në disa vende, të karikaturave blasfeme mbi Muhametin – e rasti i fundit është ai i një karikature realizuar në Itali, në të cilën Profeti paraqitet në ferr, Bashkimi evropian po përgatit në fjalor politikisht korrekt për t’u përdorur kur flitet për fenë islame.
Mund ta quajmë një lloj dekalogu mbi ‘Islamin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare’, që do të paraqitet në Këshillin evropian qershorin e ardhshëm. Nën akuzë, shprehjet si “terrorizmi islamik”, atje ku terroristët flasin në mënyrë arbitrare për mësimet e fesë. Pastaj fjalët ‘fondamentalist’ e ‘islamik’ të përdoruara si sinonime të fjalëve ‘ekstremist’ ‘ përkrahës’ ose ‘ protagonist’ i aksioneve terroriste; termi ‘xhihad’ i nënkuptuar si luftë e armatosur kundër të pafeve. Për ketë çështje të ndërlikuar e delikate janë të interesuar edhe vetë myslimanët, të cilët jetojnë në një botë në evolucion të rrufeshëm, ku popuj, kultura e fe janë detyruar të jetojnë pranë e pranë e të krijojnë marrëdhënie, edhe mediatike, që më parë nuk mund as të përfytyroheshin. Për këtë folën kohët e fundit edhe imamët e Evropës, të mbledhur në Vjenë. E nuk mungojnë edhe autokritikat për të përmirësuar figurën e islamit në botë e për të përballuar sfidat e globalizmit, siç ka pohuar edhe Këshilli i lartë i çështjeve islamike, mbledhur pak ditë më parë në Kairo. Por, a do të mjaftojë një dekalog fjalësh të ndaluara ose të këshilluara për përdorim për progresin e çështjes së integrimit të qytetëruar e demokratik të Islamit në Evropë? Këtë do ta tregojë vetë koha!







All the contents on this site are copyrighted ©.