2006-04-21 18:38:20

Ja argumentet kryesore të programit të 21 prillit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


RealAudioMP3 Në 2759-vjetorin e themelimit të kryeqytetit italian, administrata e Kapitolit dha sonte, në nder të Benediktit XVI një koncert në Auditoriumin “Parku i muzikës”. Së bashku me Atin e Shenjtë ishte i pranishëm edhe presidenti italian Karlo Axeljo Çampi.


“Një dekalog që të flasim pa gabime për islamin.” Kështu quhet nisma që po studiohet nga Bashkimi Evropian.


Qeveria e Teheranit deklaron se është e gatshme të bashkëpunojë me Agjencinë
Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore.


Takimi mes presidentit kinez Hu Zhintao dhe atij amerikan Xhorxh Bush, vlerësohet si një shkëmbim i vlefshëm mendimesh.


Kryeadministratori i Kosovës Petersen dhe presidenti Fatmir Sejdiu u pritën me fishkëllima nga serbët e Shterpcës. Të dy politikanët kishin shkuar për një takim i cili u bojkotua edhe nga autoritetet vendore.







All the contents on this site are copyrighted ©.