2006-04-20 17:55:42

Takim i delegatëve të Konferencës ipeshkvnore zvicerane dhe përfaqësuesve myslimanë në Teheran


( 20. 04. 06 R. V. )“Të promovojnë dialogun ndërfetar konkret, dmth të takohen, të flasin e të shkëmbejnë opinione e përvojë” – ky është qëllimi i takimit të Grupit të Punës për Islamin pranë Konferencës ipeshkvnore katolike zvicerane me Organizatën për kulturën dhe marrëdhëniet me Islamin, që vijon në Teheran deri më 24 prill.
Njoftimin mbi zhvillimin e bisedimeve e jep agjensia Misna, që shpjegon se Grupi zviceran i punës, i kryesuar nga imzot Pierre Byrsher, ipeshkëv ndihmës i Lozanës, Gjenevës e Friburgut dhe Kryetar i këtij Grupi, vijon që të hënën e kaluar bisedimet me përfaqësues të Organizatës për kulturën dhe marrëdhëniet me Islamin, me ftesë të Ajatollahut Mahmud Mohamad Araqi, kryetar i Organizatës në fjalë. Të dyja palët ecin në të njëjtën rrugë dhe kanë të njëjtat objektiva. Qëllimi është bashkëpunimi ndërmjet të krishterëve e myslimanëve, forcimi i lidhjeve të miqësisë, në mënyrë që të dyja palët të forcojnë dialogun islamiko-kristian. Bisedimet, që do të vijojnë deri më 24 prillin e ardhshëm, kanë në qëndër të vëmendjes dialogun e vërtetë, që respekton mendimin dhe mendësinë e tjetrit.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.