Në Loreto - festivali ndërkombëtar i muzikës kishtare “Virgjëra Lauretane”
( 20. 04. 06 R. V. )Në Loreto këto ditë organizohet festivali ndërkombëtar i muzikës
kishtare “Virgo Lauretana”:intervistë me Gjirolamo Valencën Loreto
këto ditë është kryeqyteti i muzikës evropiane. Janë mbledhur atje koret e të gjitha
vendeve, që po japin shfaqje në kuadrin e festivalit ndërkombëtar të muzikës kishtare
“Virgo Lauretana”- “Virgjëra Lauretane”. Është takimi i 46-të i këtij festivali, që
filloi për herë të parë në vitin 1961 me nismë të komendatorit Augusto Katelani, me
regji të Adam Volpit. Është një garë artistiko-muzikore, që zhvillohet gjithnjë një
javë pas Pashkëve, duke u bërë kështu një rast i përshtatshëm për të afruar me njëri-tjetrin,
kultivuesit e muzikës korale me prejardhje të ndryshme shoqëroro-politiko-kulturore.
Këtë vit Festivali organizohet për nder të kryevjetorit të Papnisë së Benedktit XVI.
Për qëllimin e nismës, të ndjekim drejtorin e Festivalit, doktor Gjirolamo Valenza: “Ky
është festivali i 46-të. Çdo vit janë zgjedhur shumë kore, nga Amerika në Lindjen
e Mesme, nga Evropa në Azi. Sivjet marrin pjesë kore ardhur nga Evropa, nga Evropa
e re (Letonia, Lituania, Sllovakia), nga Serbia e Mali i Zi, por edhe nga Evropa e
vjetër. Marrin pjesë për herë të parë, nga koret italiane, ai i Materës, i Kamerinos
e i Kazacës. Mesazhi është fetar: “Shtëpia e Shenjtë është shtëpi e mikpritjes, e
vëllazërimit, e festës, e paqes. Festivali i këtij viti ka merituar vlerësime të rëndësishme,
që nga përkrahja i Presidentit të Republikës, tek bekimi i Papës dhe ndihma e Konferencës
Ipeshkvnore Italiane”.