2006-04-20 16:46:39

Kisha Shqiptare:Pashkët 2006 në kryedioqezën e Shkodrës dhe në Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut.


(20.04.'06. R.V.)Në mesazhin e Pashkëve „Urbi et Orbi“ – „Qytetit e Botës“, Papa Benedikti XVI ripërtërini sihariqin e madh të Ngjalljes së Krishtit dhe thirrjen drejtuar njerëzimit „të mos frikohet për t’ia hapur zemrën të Ngjallurit. Ungjilli i Jezusit e mbush plot e përplot etjen për paqe e lumturi të çdo zemëre njerëzore“.“Ngjalla e Krishtit ka përuruar një dimension të ri të të qenurit, të jetës, në të cilën, ritërijnë gjithçka e përmes së cilës ngrihet e del bota e re“.
Në shërbimin e Jolanda Babës, të dëgjojmë si janë kremtuar Pashkët në kryedioqezën metropolite të Shkodrës……….RealAudioMP3
Kalojmë tani në Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut. Nga Elbasani për kremtimet e Pashkëve na informon Mariza Stratti….RealAudioMP3



Në Laç të Sebastë Provinca Shqiptare e Etërve Françeskanë ka festuar 50 vjetorin e meshtarisë së Atë Shtjefen Pistullit OFM. Mbi kremtimin e këtij jubileu të ndjekim shërbimin eJolanda Babës nga Shkodra…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.