2006-04-19 20:06:20

Shoqërore-politike 19 prill


RealAudioMP3 Kryeministri izraelit Ehud Olmert pas atentatit me kamikaze të Hamasit deklaroi se qeveria e tij nuk do të autorizojë asnjë kundërpërgjigje ushtarake ndaj Autoritetit Kombëtar Palestinez. Duket se përballë dhunës, pala izraeliane po parapëlqen përforcimin e masave të sigurisë.


U mbyll në Moskë pa arritur në ndonjë përfundim konkret takimi i nivelit të lartë i anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurisë së OKB-së për çështjen bërthamore iraniane. Megjithatë, kjo temë do të jetë në qendër të takimit të Grupit të të 8-ve që do të mbahet në korrikun e ardhshëm në Shën Peterburg.


Sot çmimi i naftës për fuçi zbriti në 71 dollarë nga 72 që ishte dje. Kriza e djeshme shkaktuar nga kriza iraniane, përshkoi bursat amerikane si edhe ato aziatike. Rritja e çmimit po shkakton shqetësim në tregun botëror. Sipas OPEK-ut, organizatës së vendeve eksportuese të naftës, çmimet do të vijojnë të jenë të larta edhe për disa vjet.


Specialistët që shqyrtuan firmën në dokumentin që autorizonte vrasjen e 148 shiitëve të fshatin Duzhail, në Irak, arritën në përfundimin se ajo i përket ish-diktatorit Sadam Hysein dhe se është autentike. Dokumenti u përfshi në dosjen gjyqësore në ngarkim të të pandehurit.


Në Arabinë Saudite u arrestuan pesë militantë të Al-Kaedës, pjesëmarrës në atentatin e dështuar kundër impiantit të përpunimit të naftës në Abkaik. Gjithashtu policia sekuestroi edhe një sasi të madhe eksplozivi që do të përdorej nga terroristët për atentate të ardhshme







All the contents on this site are copyrighted ©.