2006-04-19 20:03:10

Ja argumentet kryesore të programit të 19 prillit:


RealAudioMP3 „Zoti më ndihmoftë të jem bari i butë dhe i vendosur i Kishës së tij“. Benedikti XVI, në audiencën e përgjithshme të tetëditëshit të Pashkëve, e përkujtoi me emocion ditën e zgjedhjes së tij në Katedren e Shën Pjetrit, i rrethuar nga përqafimi gazmor i mijëra e mijëra besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Kremtimi i Dritës dhe i gëzimit të Pashkëve në Durrës, festë për besimtarë e të gjithë njerëzit vullnet mirë, për të tejkaluar çdo pasiguri e për të shijuar gëzimin e vëllazërimit e madhështinë e jetës, dhuratë që Zoti i falë çdo njeriu.

Ati i Shenjtë Ratcinger shpreh dhimbjen dhe dënimin e prerë për atentatet e Tel Avivit.

Rritet izolimi ndërkombëtar i Hamasit pas atentatit në Tel Aviv që ndodhi të hënën e kaluar. Në një mbledhje të përgjegjësve për siguri, Izraeli vendosi të heqë dotë nga raprezaljet në Territoret Palestineze.

Stiven Shok është emëruar nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara,  Kofi Anan, në zëvendësim të shefit të misionit ndërkombëtar UNMIK në Kosovë, Lari Rosin pas largimit të tij, i cili do të arrijë në Kosovë më 20 prill.
E lajme tjera







All the contents on this site are copyrighted ©.