2006-04-18 18:32:58

Ja argumentet kryesore të programit të 18 prillit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë:


RealAudioMP3 Nesër, me 19 prill, mbushet një vit nga fillimi i papnisë së Benediktit XVI. “Zoti është dashuri” dhe “Tek e vërteta e Krishtit njeriu gjen gëzimin dhe plotninë e jetës”- janë dy temat kryesore që përshkuan këto dymbëdhjetë muaj të parë të papnisë së Benediktit XVI.


Para 500 vjetësh, pikërisht si sot, më 18 prill të vitit 1506, Papa Juli II vendosi gurin e parë të bazilikës së re të Shën Pjetrit.


Gjendje alarmi në të gjithë Izraelin pas atentatit të djeshëm me kamikaze. Bashkësia ndërkombëtare dënon dhunën, ndërsa Hamasi nuk distancohet nga akti terrorist.


Selia e parlamentit evropian në Bruksel do të shndërrohet, nesër, në një sallë koncerti. Shfaqja artistike synon sensibilizimin e publikut për minat antinjeri në Kolumbi.


Një përshëndetje të gjithë dëgjuesve të Radio Vatikanit nga redaksia e gjuhës shqipe.
Emisionin tonë mund ta ndiqni edhe në faqen e internetit dubël vë dubël vë dubël vë.radiovaticana.org.







All the contents on this site are copyrighted ©.