2006-04-16 19:44:31

Urimet Kishës e të botës drejtuar Papës Benedikti XVI i cili sot kremtoi 79-vjetorin e ditëlindjes


RealAudioMP3 Sot, festa e Pashkëve, ishte edhe festë personale për Benediktin XVI që kremtoi 79 –vjetorin e ditëlindjes, i shoqëruar nga urimet dhe mesazhet ardhur nga mbarë bota.
E mesazhet vijonë të arrijnë në këtë ditë të gëzuar për Atin e Shenjtë. E urojnë të krishterë e besimtarë të feve të tjera, njerëz që besojnë e që nuk besojnë, burra e gra nga vende të ndryshme të botës, me të cilët bashkojmë edhe zërin tonë në urimin tradicional shqiptar: Jetë të gjatë e sukses në të gjitha veprimtaritë apostolike. Zoti e bekoftë misionin e Papës dhe e ndihmoftë t’i prijë Kishës në rrugën e së vërtetës e të jetës, që buron nga Fjala e Zotit.
Ndërmjet urimeve të panumërta, është edhe ai i Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, kryeipeshkvit metropolit të Shkodrës, Imzot Angjelo Masafrës - në mikrofonin e dom David Gjugjës. Ta dëgjojmë:







All the contents on this site are copyrighted ©.