( 16. 04. 06 R. V.) Sot Kisha katolike kremtoi të Dielën e Pashkëve të
Ngjalljes. Nesër e Hëna e Engjëllit, është dita e dytë e Tetëditshes
së Pashkëve. Kisha katolike do të përkujtojë Shën Simeonin, ipeshkëv i Seleuçisë e
martir si dhe Shën Robertin, abat i Sitò. Të Martën, me të cilën vijon
Tetëditshja e Pashkëve, do të përkujtohet Shën Galdini, kryeipeshkëv i Milanos e kardinal. Të Mërkurën e Tetëditshes së Pashkëve, Kisha katolike do të përkujtojë
Shën Leonin IX, papë. Këtë ditë do të kremtohet edhe njëvjetori i papnisë së Benediktit
XVI. Të enjten, gjithnjë në Tetëditshen e Pashkëve, Kisha
katolike do të përkujtojë Shën Aniçetin, papë dhe Shën Anjezen e Montepulçianos, virgjër
dominikane. Të Premten e Tetëditshes së Pashkëve do të përkujtohen
shenjtorët Anselmi, kryeipeshkëv i Kantërbërit e doktor i Kishës, Apolloni, filozof
e martir romak dhe Konrradi nga Parzhami, laik kapuçin. E Shtuna
është dita e parafundit e Tetëditshes së Pashkëve. Do të kremtohen këtë ditë Shën
Soteri, papë, Shën Kaji, papë dhe Shën Agapiti, papë. E Diela e ardhshme, e
dyta e Pashkëve, i kushtohet Mëshirës Hyjnore.