2006-04-13 18:05:31

Sot paradite, në Bazilikën e Varrit Shenjt në Jeruzalem, me Meshën in Coena Domini filloi Triditshja e Pashkëve në Tokën Shenjte


( 13. 04. 06 R. V. )Sot paradite në bazilikën e Varrit Shenjt në Jeruzalem, u kremtua Mesha in Coena Domini, kryesuar nga patriku i Jeruzalemit, Imzot Mishel Sabah.
Kjo Meshë shënoi edhe fillimin kremtimeve të Triditshes së Pashkëve në Tokën Shenjte.
Mesha u kremtua pikërisht përpara anastasi, vendit të varrosjes e të Ngjalljes së Zotit, për të bërë të ndrisë mbi botë uniteti i misterit të Pashkëve në lidhjen ndërmjet mendjes së Zotit e flijimit të Kryqit, që do të përkujtohet nesër mbi malin e Kalvarit.







All the contents on this site are copyrighted ©.