“Nga Kryqi i Jezusit buron pushteti që shëron të këqijat e botës”. Që sot në librari
mund të gjindet teksti i Udhës së Kryqit që do të kremtohet në Koloseo, shkruar nga
Imzot Komastri
( 11. 04. 06
R. V. )Nga Kryqi i Krishtit lind shenjtëria e figurave të mëdha të Kishës dhe pushteti
që shëron të këqijat e botës së sotme: kështu shkruan Imzot Komastri, autor i meditimeve
të Udhës së Kryqit që do të kremtohet sipas traditës në Koloseo. Janë katërmbëdhjetë
meditime e po aq lutje për flijimin e Jezusit dhe për zhdukjen e të këqijave të botës
së sotme. Në tekstin e Udhës së Kryqit, që të Premten e Madhe do të kryesohet nga
Benedikti XVI në amfiteatrin romak Koloseo, autori i reflektimeve, kryeipeshkvi Angjelo
Komastri, vikar i Papës për Qytetin e Vatikanit, vë theksin sidomos tek tronditja
e familjes, sulmet kundër jetës, të varfërit që kërkojnë të dalin nga anonimati e
nga indiferenca. Vëllimi, që përmban Udhën e Kryqit në shumë gjuhë, doli sot në të
gjitha libraritë e mund të porositet edhe në Shtëpinë Botuese të Vatikanit.