2006-04-11 18:32:45

E Diela e Palmave në Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut: u nënvizua misteri i Krishtit dhe i Kryqit dhe u kremtua Dita XXI Botërore e Rinisë


(11. 04. 06 R. V.)RealAudioMP3 Në qëndër të Mesazhit të kremtimit të së Dielës së Palmave në Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut ishte misteri i Kryqit, që na kujton se Krishti vjen për të ndërtuar mbretërinë e paqes në mes të kësaj bote plot kundërshti; ishte ftesa e Zotit të kryqëzuar, i cili na bën thirrje të mos i kundërvihemi padrejtësisë me një padrejtësi tjetër, dhunës me një tjetër dhunë e të kujtojmë se liria shpirtërore është kushti paraprak për kapërcimin e korrupsionit e të etjes për pasuri.E, në sa kremtohej në nivel dioqezan edhe Dita Botërore e Rinisë, e Diela e Palmave u parapri dhe u pasua nga veprimtari rinore si dhe nga ndjekja e Udhës së Kryqit. Për hollësi, Mariza Strati nga Elbasani.







All the contents on this site are copyrighted ©.