2006-04-06 17:12:36

Takimi në Vatikan i Papës me Shimon Peres: ish-kryeministri izraelit e fton Benediktin XVI në Izrael


(06. 04. 06 R. V.) Benedikti XVI priti sot paradite në audiencë private, ish-kryeministrin izraelit, Shimon Peres, Çmim Nobel për paqen.
Mediat ndoqën me vëmendje të veçantë takimin e sotëm në Vatikan të Benediktit XVI me udhëheqësin politik izraelit Shimon Peres, ish-kryeministër laburist i Izraelit, Çmim Nobel për paqen, aktualisht përfaqësues i partisë së qëndrës, Kadima, themeluar nga Ariel Sharon.
“Gjatë bisedimeve – deklaroi drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Navarro Valls - u shkëmbyen opinione mbi problemin e paqes në Tokën Shenjte, në frymën e respektit të Rezolutave të Kombeve të Bashkuara dhe të Marrëveshjeve të përfunduara deri tani. Në këtë kontekst - shtoi zëdhënësi i Vatikanit – të dyja palët dënuan njëzëri çdo formë të terrorizmit, pavarësisht nga pretekstet që përdoren në përpjekjen për ta përligjur. U shqyrtuan edhe marrëdhëniet ndërmjet Shtetit të Izraelit dhe Selisë së Shenjtë, në dritën e marrëveshjeve, nënshkruar në vitin 1993 e 1997, si dhe marrëdhëniet e autoriteteve izraelite me bashkësitë e krishtera ekzistuese në vend. Së fundi Navarro Valls konfirmoi njoftimin se Simon Peres e ftoi Papën Benedikti XVI për vizitë në Izrael - dhënë sot pardite nga radioja publike izraelite.







All the contents on this site are copyrighted ©.