2006-04-02 17:58:08

Nata e lutjes për të përkujtuar vdekjen e Papës Vojtila. Mijëra besimtarë në radhë për t’u lutur pranë varrit të Papës së dashur


(02. 03. 06 R.V ) Populli i Zotit, plot emocion e mirënjohje, përkujton kryevjetorin e vdekjes së Gjon Palit II; në Sheshin e Shën Pjetrit u mbajt nata e lutjes në praninë e Benediktit XVI dhe të një turme të jashtzakonshme, ndërsa gjithë ditën, radhë të pafundme besimtarësh u lutën pranë varrit të Papës Vojtila.
Në Sheshin e Shën Pjetrit kremtohen dy çaste kulmore të të gjitha kremtimeve përkujtimore në kryevjetorin e vdekjes së Papës Gjon Pali II: nata e lutjes, organizuar sonte nga dioqeza e Romës, në Sheshin e Shën Pjetrit dhe nesër pasdite kremtimi eukaristik i përshpirtjes, i kryesuar nga Ati i Shenjtë, duke filluar nga ora 17. 30 Në zemër të natës së lutjes - Rruzarja Shenjte, së cilës i priu kardinali Kamilo Ruini. Mbrëmja e lutjes filloi në orën 20. 30 me leximin e disa shkrimeve të Karol Vojtilës. Në orën 21, Benedikti XVI doli në dritaren e studios së tij për të bashkuar zërin me turmën e besimtarëve në vijim të Rruzares Shenjte. Më pas, në orën 21. 37, pak pas përfundimit të programit tonë e pikërisht në atë orë kur një vit më parë ndërronte jetë Gjon Pali II, Benedikti XVI u drejtoi fjalën të pranishmëve dhe dha bekimin apostolik.







All the contents on this site are copyrighted ©.