2006-03-31 18:07:52

Ja argumentet kryesore të programit të 31 marsit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


RealAudioMP3 Populli i Zotit përgatitet të përkujtojë kryevjetorin e vdekjes së Gjon Palit II: të dielën në Sheshin e Shën Pjetrit do të mbahet nata e lutjes në praninë e Benediktit XVI.


“Duke iu bindur Zotit, që nuk e kufizon lirinë personale, njeriu gjen paqen sipas shembullit të Krishtit e të Virgjërës Mari.” Kështu u shpreh sot Atë Kantalamessa gjatë predikimit të dytë të Kreshmëve në Vatikan.


Mesazhi i Benediktit XVI për Ditën Botërore të Lutjes për thirrjet meshtarake që do të kremtohet me 7 maj.


Sot në qytetin e Zarës, në Kroaci, prej nga na flet Kryeipeshkëvi Metropolit i kryedioqezit Shkodër–Pult Imzot Angjelo Massafra, u kremtuan salikimet e Monsinjor Simeone Dukës si edhe përvjetori i vdekjes së Papës Gjon Palit II.

Afgani Abdul Rahmani, i cili nga mysliman u bë katolik, falenderoi Atin e Shenjtë Benediktin XVI që ndërhyri për t’i shpëtuar jetën nga vdekja e sigurtë në vendlindje.


Sot Kisha katolike kremtoi festën e Shën Amosit profet.








All the contents on this site are copyrighted ©.